Një aksident zinxhir ka ndodhur pasditen e së dielës në Unazën e Madhe të Tiranës.
Në aksident janë përfshirë 4 makina. Fatmirësisht nuk raportohen të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Përplasja e makinave ka shkaktuar trafik të rënduar në Unazën e Madhe të Tiranës, rrugës për Elbasan
/b.d