Pesë dhoma të mëdha të një vile në Britani, prej kohësh ishin kthyer në një fabrikë kanabisi.
Ndërtesa që ndodhej në rrugën Charlton, dhe në këtë vend u zbuluan 400 bimë kanabisi gati për t’u korrur, të cilat ishin mbjellë në dhoma me ndriçim të avancuar dhe sistem ajrimi.
Në pranga ndër të tjerë, ka rënë edhe një Policia arrestoi një 27-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është pjesë e një bande të organizuar kriminale.
Ai akuzohet për kultivim kanabisi, vjedhje energjie dhe hyrje të paligjshme në Britaninë e Madhe- shkruanTv Klan.
Një zëdhënës i policisë Metropolitane tha se oficerët e policisë e kishin zbuluar banesën teksa ndodheshin në zonë për një tjetër incident, që nuk kishte lidhje me këtë.
“Por një moment që shkuan aty, ata vunë re shumë shpejt se diçka nuk shkonte, ndaj vendosën që të bënin kontroll”. Sipas zyrtarit të policisë, bimët e gjetura do t’u kishte sjellë fitime marramendëse bandës kriminale.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ndodhet i ndaluar në policinë e Londrës, ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet.
/b.d