Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur lidhur me çështjen “Babale” dhe përfundimet e Prokurorisë.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Balla shkruan se zbardhja e saj i shërben edhe shpëtimit të PD-së.
“Rrallë ka momente ne historinë politike, kur fytyra e opozitës si institucion dhe nevojë për një vend, i bie të shpëtohet nga kundërshtari në mazhorancë. Zbardhja e babale1&2🤡 i shërben edhe shpëtimit të PD✌️” – shprehet Taulant Balla në Twitter.
/b.d