Burime nga Elbasani raportojnë se në lagjen “5 Maji” ka rënë zjarr në një magazinë me materiale të ndryshme, në pronësi të shtetasit B.P., 44 vjeç.
Dy zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e zjarrit.
Bëhet me dije se po punohet intensivisht për izolimin e flakëve.
Nuk dihen paraprakisht shkaqet e rënies së zjarrit dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.
Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetime paraprake mendohet të jetë aksidentale.
/b.d