Analisti amerikan Janush Bugajski vlerësoi se Shkupi është bastioni i ri rus në Ballkan dhe se Kremlini llogarit me atë se Maqedonia mund të bëhet Republika Sërpska e re.
“Nëse bllokohet rruga e Maqedonisë drejt institucioneve perëndimore, tensionet kombëtare do të rriten në gjithë rajonin, ndërsa Kremlini do të investojë energji plotësuese që t’i rrezikojë arritjet e brishta demokratike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Bashkimi Evropian dhe NATO do të jenë gjithnjë e më larg”, thotë Bugajski në deklaratë për “Pobjeda” të Podgoricës.
Ai shton se dalja e ulët në referendum e ka sjellë në pikëpyetje marrëveshjen me Greqinë, por edhe derën e hapur nga NATO dhe BE-ja.
“Në qoftë se Marrëveshja nuk është mbështetur, vendi më shumë i ekspozohet radikalizimit etnik, jostabilitetit rajonal dhe përzierjes së Moskës. Rrugëdalja e vetme e Zaevit mund të jetë thirrje për zgjedhje të parakohshme në nëntor, edhe pse kjo vetvetiu paraqet propozim të rrezikshëm, duke pasur parasysh se nacionalistët inkurajohen nga bojkoti i referendumit”, thotë Bugajski.
Analisti i njohur thekson se nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti kosovar Hashim Thaçi kanë arritur marrëveshje për ndryshim të kufijve, disa liderë shqiptarë, si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni, mund të shohin mundësi për homogjenizim të mëtejshëm etnik, ndëlidhje të territoreve.
“Nacionalizmi, separatizmi do ta bëjnë vendin shumë të ndjeshëm për ndikimin e Rusisë”, vlerëson Bugajski, duke shtuar se Moska te Maqedonia shikon si në një bastion të saj për luftën kundër NATO-s dhe BE-së.