Moderatorja e njohur e emisionit “Në shtëpinë tonë” Anjeza Maja, këtë sezon të ri u largua nga Top Channel dhe të gjithë mbetën kuriozë për arsyen e lëvizjes së saj, për të cilën Anjeza preferoi të mos bënte asnjë koment tjetër, veçse t’i vlerësonte për profesionalitetin dhe marrëdhëniet e mira që kishte pasur në punë.
Prej disa javësh, ajo është angazhuar në spektaklin e kërcimit “Dance with me” në Tv Klan dhe ndërkohë, për revistën ‘Class’ ka treguar se ka në dorë një projekt të ri i cili do ta bëjë pjesë të stafit kryeministror.
“Së shpejti do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale.”- ka rrëfyer moderatorja për projektin të cilin mbetet ta mësojmë së shpejti.