Drejtoria e Përgjithshsme e Tatimeve mbylli zbatimin e planit sektorial të turizmit. Plani i veprimit u fokusua edhe në edukimin e tatimpaguesit, me qëllim nxitjen e vetëkorigjimit në zbatimin e legjislacionit, komunikimit direkt me tatimpaguesit në funksion të ndërrtimit të një raporti të drejtpërdrejtë dhe të bazuar në besim reciprok, si dhe kontrollin e territorit, njoftuan Tatimet.
Edukimi dhe informimi
Administrata Tatimore u angazhua në një fushatë edukimi dhe informmi për tatimpaguesit, të cilët ushtrojnë aktivitet në zonat turistike:
-3800 tatimpagues janë kontaktuar nga për nxitjen e korrektësisë në zbatimin e legjislacionit tatimor
-1615 tatimpagues janë kontaktuar dhe informuar nga qendrat e thirrjes
-12 takimet janë realizuar me përfaqësuesit e bizneseve dhe shoqatat e turizmit nga Drejtoritë Rajonale dhe DPT
Kontrolli Tatimor
-1500 tatimpagues janë intervistuar nga Drejtoritë Rajonale për të nxitur përmbushjen vullnetare
-72% e tatimpaguesve të intervistuar reaguan pozitivisht për vetëpërmbushje
-12% është rritur qarkullimi me TVSH në sektoin e turizmit
-16% është rritur TVSH e pagueshme në sektorin e turizmit.
Mbledhja me forcë
-319 tatimpagues reaguan, pra paguan detyrimet e prapambetura
-79.4 milionë lekë detyrime të prapambetura janë arkëtuar
Hetimi Tatimor
-9486 kontrolle janë kryer në territor
-3500 shkelje të ndryshme janë konstatuar
-451 biznese janë konstatuar me punonjës të padeklaruar.
-296 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruar
Xhiro dhe kuponë të lëshuar
-10.9% është rritur xhiroja në krahasim me të njëtën periudhë një vit më parë në zonat turistike
-10% është rritur numri i kuponave të lëshuar krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë
Punësimi
-13% është rritur numri i ipunonjësve në sektorin e turizmit krahasuar me sezonin e kaluar
–54836 numri i punonjësve qershor-gusht (DRT Durrës, rritja 6% krahasuar me një vit më parë
-25762 numri i punënjësveve qershor -gushte DRT Shkodër , 6% krahasuar me një vit më parë
-14697 numri i punonjësve qershor gusht DRT Lezhë
-6709 numri i punonjësve DRT Sarandtë, 15% më shumë në krahasim me periudhën qershor-gusht një vit më parë. /Monitor/ma.me