Brenda tre viteve Maratona e Tiranës ia ka dalë që të fitojë prestigjin e një gare ndërkombëtare. Vrapues vendas dhe të huaj do të marrin pjesë ditën e nesërme në garë duke përshkruar disa nga pikat kryesore të kryeqytetit.
Mes garuesve të shumtë të huaj që kanë shprehur dëshirën për të vrapuar nesër në rrugët e kryeqytetit është edhe Nicola Mazzonetto.
Ai është italiani i parë që ka përfunduar dy herë maratonën kryesore Six Mayor Marathon, cikli botëror të cilin tashmë po e tenton për herë të tretë dhe që përfshin maratonat e Tokios, Bostonit, Londrës, Berlinit, Çikagos dhe Nju Jorkut.
Sa i përket tentativës së tretë, drejtori i Confservizi Veneto ka garuar tashmë në 2018 në maratonën japoneze dhe ato angleze, këtë vit në maratonën gjermane dhe duke nisur nga ky moment deri në vitin e ardhshëm do të plotësojë ciklin me 3 edicionet amerikane. Nicola Mazzonetto është njëkohësisht edhe drejtor i “Confservizi Veneto’, shoqata e shërbimeve publike, me 15,000 punonjës që ofrojnë shërbime publike për 4 milion e gjysmë qytetarëve të Veneto, ku janë shtuar 60 milionë turistë. Ato janë shërbime thelbësore për cilësinë e jetës dhe kanë të bëjnë me një gamë të gjerë sektorësh, nga cikli i integruar i ujit në menaxhimin e mbeturinave, nga transporti publik lokal në parqet e makinave, te shpërndarja e gazit në prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike dhe ndriçimin e administratës publike e menaxhimin e ngrohjes.
ma.me
—