Kalimi i qytetarëve dhe automjteve në doganën e Kakavijes është bllokuar për shkak të palës greke.
Doganierët grekë thonë se ka defekt në sistemin e tyre kompjuterik. Për këtë arsye, radha e automjeteve në territorin grek që janë në pritje për të hyrë në Shqipëri, ka shkuar deri në 3 kilometra, raporton ABC News.
Nuk ka informacion se sa do të vazhdojë kjo situatë, e cila ka shkaktuar irritim tek qytetarët të cilët po presin prej disa minutash në radhë kilometrike./a.m.