Sali Berisha thotë se Saimir Tahirin e kanë rrahur para 10 ditësh me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai shprehet se ka marrë informacione nga “qytetari dixhital” se sipas tij disa banda të lidhur me shefin e qeverisë kanë ushtruar dhunë. Berisha shprehet se motivi i sulmit është bërë një fotografi e Tahirit në vdlindje të cilën ish kryeministri e cilëson mesazh të koduar.
“Brenda tyre ka një egërsim dhe një luftë të Brendshme.
A e more vesh se e kanë rrahur Saimir Tahirin para një jave.
Qëkur filloi të flasë për çati dhe për themele, e rrahën paq. Asnjë media nuk e dha. Bandat e Edi Ramës e rrahën.
Sa filloi ti përmendte Edi Ramës çatinë, atë e rrahën. ‘Çatia’ ishte fjalë kod”, u shpreh Berisha
ma.me