Kuvendi miratoi sot pr/ligjet në rendin e ditës pa praninë e opozitës e cila bojkotoi sërish seancën plenare .
Por, bojkoti i opozitës sot nuk u shoqëruar me kuvend paralel në qytete të tjera. Mazhoranca deklaroi se bojkoti eshte skenar per të bllokuar çuarjen përpara të reformës në drejtësi
Kështu Kuvendi miratoi pa opozitën Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”
Po Kuvendi miratoi Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe programit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe KfW Frankfurt Am Main, për financimin e programit “Fondi i investimeve sociale IV”.
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme projektvendimet për shtimin e buxhetit dhe stafit të organeve të reja të vettingut.
Kuvendi miratoi edhe Projektvendimin “Për një shtesë personeli në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”.
Sot u miratua edhe Projektvendimi “Për disa ndryshime të strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”.
Kuvendi miratoi edhe projektvendimin “Për shtesë të numrit të punonjësve dhe riklasifikim të pagave të administratës së Institucionit të Komisionerëve Publikë”.
Po ashtu Kuvendi miratoi Projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.
Kuvendi miratoi edhe Projektvendimin “Për miratimin e procedurës paraprake për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
Opozita nuk vjen në Kuvend për të bllokuar finalizimin e reformës në drejtësi. Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Deputeti i PS tha se nuk do të ketë vetting në politikë pa hetuar pasuritë e familjarëve të politikës.
“Basha mori në qafë edhe Monikën. Sot duhet të ishin këtu për t’i dhënë mbështetje vettingut në drejtësi. Nuk pranojmë vetting të politikës pa u hetuar pasuritë e familjarëve dhe korrupsioni 27 vjecar i politikës. Opozita synon të bllokojë njesinë antikorrupsion dhe byrone kombëtare të hetimit. Nuk bëhet vettingu i politikës duke shetitur në hotel. PD dhe LSI duhet të ishin këtu për të votuar këto tre vendime që çojnë përpara reformën në drejtësi”, deklaroi Balla
a.ç