Deputeti i PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë mbi akuzat e opozites, se ai ka qenë në komisariatin e Krujës, bashkë me deputetin tjetër socialist Rrahman Rraja dhe kryebashkiakun Bushi
Ai tha se nuk bëhet më politikë me baltë e shpifje duke i kërkuar prokurorisë të zbardhë çështjen e akuzave ndaj tij, të ish oficerit Emiliano Nuhu, per rastin e Xhisiela Malokut.
“Thirrja ime ndaj prokurorisë të hetojë menjëherë serinë e radhës “Babale 2”. Nëse unë, Rrahman Rraja apo Artur Bushi kemi qenë atje? Ka prova për ta vërtetuar. Ju garantoj se kjo histori do të jetë histori e radhës së turpit të përfshirë në një shantazhim të deputetëve kryetarit të grupit PS për të cilin e garantoj nuk shantazhohem kurrë. Nga Lulzimi jo e jo se me të shantazhu Lulzimi është turp “, tha Balla.
a.ç