Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) bën të ditur se, ka marrë masa për të lehtësuar procedurat, si dhe për të ofruar në çdo kohë e me sa më pak kosto shërbime cilësore.
Të gjithë tatimpaguesit, mund të marrin shërbime në rrugë elektronike, si dhe duke vizituar zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve, në çdo Drejtori Rajonale Tatimore.
Referuar të dhënave, janë dhënë 543,801 vërtetime të lëshuara në rrugë elektronike nga Administrata Tatimore, për periudhën janar – shtator 2018, përmes portalit e-Albania, për individët apo subjektet e interesuara, si edhe direkt nga punonjësit e institucioneve të përfshira në këtë portal.
Ofrimi i shumë shërbimeve elektronikisht, ka bërë që të ulen ndjeshëm vizitat në sportelet e Shërbimit të Tatimpaguesve. Janë reduktuar kontaktet me administratën, radhët e gjata dhe koha e pritjes. Kështu, për periudhën janar – gusht 2018 janë dhënë në total 26,871 vërtetime në sportele.
Tatimet pohojnë se në çdo kohë, specialistët e Shërbimit të Tatimpaguesve, janë të gatshëm të japin asistencën dhe informacionin e duhur, në lidhje nevojat që mund të ketë çdo tatimpagues.
/b.d