Një sasi rekord droge, e llojit kokainë, është sekuestruar nga autoritetet italiane në një mega operacion, i koduar “Mrekullia”.
Në përfundim, u kapën 221 kilogram kokainë, dhe u shkatërrua rrjeti i trafikut ndërkombëtar nga Kosta Rika në Itali.
Ishin dy grupe trafikantësh, dhe për 29 persona është lëshuar urdhër-arresti, ndërsa në mesin e të arrestuarve është edhe një shqiptar.
Shqiptari i arrestuar është Gentian Sabliqi dhe arrestimet janë kryer në territoret e provincës së Milanos e Pavias si dhe në Barcelonë të Spanjës.
Ky i fundit, jo i panjohur për drejtësinë italiane, i arrestuar në 2013-ën për favorizim të emigracionit klandestin.
Hetimet e operacionit “Mrekullia” kanë zbardhur se dy grupet e trafikantëve që kanë trafikuar të paktën mbi 400 kg kokainë me anije nga Amerika Latine në portin e Livornos.
Droga fshihej mjaft mirë për t’i shpëtuar kontrollit të rrezeve X në dogana.
Më 27 e 28 mars të 2018 në portin e Livornos, policia italiane ka sekuestruar dy ngakesa me rreth 215 kg kokainë, si dhe ka verifikuar por pa mundur të sekuestrojë dy ngarkesa të tjera prej mbi 100 kg kokainë në 7 tetor të 2017 e 10 dhjetor të 2017.
Ndërsa rreth 6 kg të tjera kokainë janë sekuestraur gjatë aktivitetit investigativ.
Përgjimet e investigatorëve kanë zbardhur se kolumbianët mund të furnizonin italianët deri më 8 mijë kg kokainë./a.m.