Ndryshimi i kufijve do të hapte Kutinë e Pandorës. Kështu është shprehur kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta i cili mbajti një ligjëratë në në Universitetin amerikan “John Hopkins” në Uashington.
Ai tha se Ballkani është një “punë” ende e papërfunduar, ndërsa e shikon si jetësore për rajonin ndërhyrjen e NATO-s, SHBA dhe BE.
Meta: Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj. E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike.
Duke u ndaluar në referendumin për emrin e Maqedonisë, Meta u ndal tek faktori shqiptar, i cili tha se është stabilizues për rajonin.
Meta: Faktori shqiptar, katalizator jetik për hapësirën e kufijve të NATO dhe BE në rajon. Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi. NATO, BE dhe SHBA të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Maqedoninë.
a.ç