Nga shahu tek diplomimi për mjekësi, 10 fakte që nuk i dini për Çe Guevara-n
Emri “Che Guevara” nxit ose dashuri ose urrejtje. Emri është sinonim me luftën për liri për disa dhe gjakderdhje për disa të tjerë. Ajo që shumë njerëz nuk dinë është se emri real i Che-së s’ishte dhe aq romantik. Emri i vërtetë i tij është Ernesto Lynch. Ky mbiemër s’ka të njëjtin efekt si Guevara. Mbiemri vjen prej faktit se familja e tij ishte gjysmë-irlandeze.
Che dhe “bluza javore”
Che Guevara, kur ishte i ri kishte nofkën “Chancho” (derr), për shkak të zakonit të tij për të mos u larë, si dhe prej faktit që ai gjithmonë vishte një “bluzë javore”, që do të thotë se e ndërronte bluzën një herë në javë. Përgjatë gjithë jetës së tij (edhe më pas mesa duket) njerëzit kanë komentuar faktin që ai mbante erë të keqe, sigurisht jo përballë tij.
Ernesto “peshkopi”
Ndryshe nga imazhi qe kemi për Guevara-n, kur ishte i ri ai ishte lloji i personit që e quajmë “peshkop”. Ai luante shah dhe madje ka marrë pjesë në disa konkurse lokale. Përveç kohës që kalonte me shokët e tij të shahut ai lexonte poezitë që i donte me pasion të madh. Lëndët e tij të preferuara në shkollë ishin matematika dhe inxhinieria.
Kuban apo jo?
Ndërkohë që Che Guevara mbahet mend më së shumti për aksionin e tij në Kubë, ai në fakt ka lindur në Argjentinë. Fakti interesant është se ka lindur në një familje të pasur dhe kurrë s’është bërë qytetar kuban. Kur ai erdhi në jetë, gjëja e parë që babai i tij tha ishte, “Ajo që vihet re menjëherë është se në gjakun e birit tim rrjedh gjak rebelësh irlandezë”.
Rebel me titullin doktor
Duket se ka shumë diskutime mbi këtë fakt në burime të ndryshme informacioni, por në qershor të vitit 1953 Che Guevara përfundoi studimet në mjekësi dhe u diplomua si doktor Ernesto Guevara. Teksa studionte në mjekësi, ai ishte veçanërisht i interesuar në sëmundjen e lebrozës. Che mund të konsiderohet një rebel me titullin doktor.
Udhëtimi në SHBA
Në vitin 1964 Che udhëtoi drejt SHBA për të mbajtur një fjalim në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ndërkohë që ai dënonte SHBA për politikat veçuese racore ai tha: “Ata që vrasin fëmijët e tyre dhe i diskriminojnë ato çdo ditë për shkak të ngjyrës së lëkurës; ato që i lënë të lirë vrasësit e të zinjve duke i mbrojtur dhe më tej ndëshkojnë popullatën me ngjyrë sepse kërkojnë të drejtën legjitime për të jetuar si njerëz të lirë – si mund ta konsiderojnë vete ata rojtarë të lirisë?”
Pesë fëmijët e Che-së
Ne jemi mësuar ta shohim Guevara-n si revolucionar, pa e imagjinuar si njeri familjar, por në fakt ai ka pasur një fëmijë me gruan e tij të parë, Hilda Gadea. Ai ka pasur një vajzë që lindi në Meksiko Siti më 15 shkurt 1956, si dhe katër fëmijë me gruan e tij të dytë, revolucionaren Aleida March. Në foto është djali i Che-së, Camilo.
Pa duar
Pas ekzekutimit të tij, një doktor ushtarak preu duart e Che-së. Ushtarakët bolivianë e transferuan trupin e tij në një vend që s’bëhet i ditur dhe nuk bënë të ditur nëse trupi i tij u varros apo u dogj. Duart u ruajtën për t’u dërguar në Buenos Aires për identifikim të shenjave të gishtave, pasi ishin regjistruar në dosjet e policisë argjentinase.
Ikonë ironike
Fotot e shumta të fytyrës së tij janë kthyer në imazhet më komerciale të botës, duke u shfaqur në një sërë objektesh, si bluza, postera, tatuazhe. Në mënyrë ironike imazhi i tij ka kontribuar në kulturën e konsumit, të cilën ai thellësisht e përbuzte. Imazhi origjinal që është shumëfishuar gjithandej është shkrepur nga fotografi Alberto Korda.
Shën Ernesto
Guevara mbetet një hero kombëtar i dashur për shumë njerëz në Kubë, ku nxënësit e shkollës çdo mëngjes thonë, “Ne do bëhemi si Che”. Ndërkohë, Guevara është shenjtëruar nga disa fermerë në Bolivi si “Shën Ernesto”, të cilit i luten për ndihmë. Nuk është e nevojshme të thuhet se kisha Katolike nuk e konsideron Guevara-n si shenjt dhe e kundërshton këtë lloj adhurimi ndaj tij.