Po dyshonte prej kohësh se bashkëshorti i saj po ‘ja dridhte’ me dikë tjetër, ndaj një ditë vendos të ndjekë atë. Në fund të ndjekjes, dyshimet e saj u vërtetuan. Në aeroportin e Goas në Indi, një bashkëshorte zuri mat, gati për udhëtimin burrin e saj në shoqërinë e të dashurës.
Gruaja i kundërvihet të dyve dhe në një moment godet me shuplakë të dashurën e burrit të saj. Reagimi i këtij të fundit ishte goditja me shuplakë dhe shqelm ndaj bashkëshortes. U desh ndërhyrja e të pranishmëve për të qetësuar të dyja palët. /ma.me