1869- Lindi në vitin 1869, udhëheqësi kombëtar indian Mohandas Karamchand Gandhi , i mbiquajtur Mahatma (Shpirti i Madh), një udhëheqës i luftës për çlirimin e Indisë nga sundimi kolonial britanik, babai i Indisë moderne. Avokati më i shquar i jo-dhunës në arritjen e qëllimeve politike, vdiq në një vrasje të kryer nga një fanatik hindu në janar te vitit 1948.
1803-Vdiq politikani amerikan Samuel Adams, organizator dhe ideolog i kolonive të Amerikës së Veriut që luftojnë për pavarësi, një prej nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë 1776.
1847-Lindi shtetari gjerman dhe Feld Mareshali Paul von Hindenburg, shefi i Shtabit të Komandës së Lartë Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe kancelar nga 1925 deri në vdekjen e tij në vitin 1934. Pas vdekjes së tij, kreu nazist Kancelari Adolf Hitler mori pushtet absolut.
1870- Shteti Papal vendosi të bashkohej me Italinë me plebishit ndërsa kryeqyteti i saj ne hapesiren italiane u transferua nga Firence në Romë.
1935-Italia sulmoi Abisininë (Etiopi) dhe theu rezistencën e ushtarëve të saj duke e pushtuar atë vend. Lidhja e Kombeve dënoi agresionin dhe shqiptoi sanksione ndaj Italisë më 19 tetor. (b.an)