Shtatori ka qenë muaji më vdekjeprurës për emigrantët që kanë tentuar të kalojnë Mesdheun për të mbërritur brigjet e Europës.
Rreth 20 % e atyre që janë nisur nga vendet e tyre rezultojnë të zhdukur.
Një raport i Institutit për Studime të Politikës Ndërkombëtare në Itali vë në dukje faktin se të paktën 867 emigrantë rezultojnë të vdekur apo të zhdukur në 4 muajt e fundit pasi janë nisur nga Libia.
Në total, duke përfshirë edhe ata që janë nisur nga Tunizia, rezultojnë 970 emigrantë të vdekur.
“Ka një mesatare prej 8.1 të vdekur në ditë, një shifër jo shumë larg 12-s, që është regjistruar vitin e kaluar, kur nga Libia niseshin rreth 17 mijë emigrantë në muaj.
Me 3000 mijë emigrantë në muaj që nisen drejt brigjeve të Italisë, shkalla e vdekshmërisë 8.1 është tepër e lartë”, thuhet në raport./a.m.