Një deklaratë politike ka zgjedhur të bëjë pasi doli nga Gjykata e Krujës ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg, Rexhep Rraja djali i deputetit të Partisë Socialiste
Me sa duket Rraja mendon që situata ku ai ndodhet ka ardhur si pasojë e politizimit të çështjes.
Teksa po futej brenda në furgon Rexhep Rraja është shprehur për gazetarët se ishte i pafajshëm dhe kishte dhe një paralajmërim për Bashën
“Jam i pafajshëm!”.
“Lulzim Basha ta provojë në votime”, tha Rraja.
Rraja u la në burg pasi akuzohet se ka dhunuar dhe përndjekur ish-te dashuren e tij, Xhisiela Malokua, edhe pse kjo e fundit, mbrëmë u tërhoq nga akuzat/a.ç