Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me gjendjen e ekonomisë duke thënë se shifrat rreth saj nuk mund të përcaktohen nga komentuesit në rrjetet sociale apo media.
Shefi i qeverisë ka ftuar qytetarët që të presin për të parë rezultatet nga tregjet botërore të kapitaleve.
“Ekonomia shqiptare mirë a keq?
Rritet a bie?
Ka s’ka perspektivë?
Sot përgjigjen s’e jap unë, as opozita, as komentatorët e banaqeve a të fejsbukut, as raportet ndërkombëtare, po “Tregjet botërore të Kapitaleve”!
Le të presim disa orë për të parë si e shohin tregjet ekonominë tonë“, shkruan Rama
a.ç