Martesa e në prej këngëtareve më të mira të muzikës shqiptare, Anjeza Shahini nuk ka kaluar pa komente dhe kritika. Përpos shumë komenteve pozitive, për një ceremoni të thjeshtë, me klass dhe të organizuar bukur, në Instagramin e Shahinit nuk kanë munguar edhe komentet negative nga falset e saj.
Njëra prej tyre i shkruan këngëtares se ceremonia e martesës që ajo ka zhvilluar në Toskana të Italisë nuk i ka pëlqyer aspak.
Por në mënyrë të veçantë fansat thotë se nuk i ka pëlqyer as tualeti dhe as velloja që Shahini kishte veshur.
“A ke përdorur tualet? Të kanë dalë rrathët poshtë syrit… Nuk më pëlqen si ke dalë nuse më fal që po ta them por dhe fustani snuk…”, ka shkruar një fanse në foton e publikuar nga vetë Anjeza në Instagram.
Këngëtarja i është përgjigjur kësaj fanseje disi në formë ironike. “Nuk munda të vija silikon poshtë syve e as të blija një fytyrë tjetër”, përgjigjet Shahini.
Komenti i ndjekëses në Instagram ka marrë reagime dhe komente të tjera shumë negative ashtu sikurse miqtë e Anjezës.