Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur me thikë një 29 vjeçar
Policia njofton se është bërë e mundur indetifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit.
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal, për shtetasin: A. P., 37 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” , Elbasan.
Pasi në lagjen “5 Maji”, për motive të dobëta ka goditur me mjetë prerës (thikë) në këmbë shtetasin B.S., 29 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
a.ç