Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se vendi i tij shpreson t’i përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pas tensioneve që ka shkaktuar burgosja e një pastori amerikan. “Me vullnetin e Zotit, shpresojmë t’i zgjidhim problemet me Amerikën brenda një kohe të shkurtër dhe t’i rizhvillojmë marrëdhëniet në fushat politike dhe ekonomike, me frymën e partneritetit strategjik”, tha Erdogan në një fjalim para Parlamentit turk.Mosmarrëveshja midis dy vendeve ka të bëjë me pastorin Andreë Brunson, i cili është arrestuar nga autoritetet turke qysh në vitin 2016, nën akuzat për terrorizëm.Mosmarrëvshja ka shkaktuar edhe rënie të lirës turke.Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dyfishuar tarifat mbi importin e aluminit dhe çelikut turk, për shkak të, siç ka thënë, mbajtjes së Brunsonit në paraburgim, dhe Ankaraja është përgjigjur në të njëjtën mënyrë.
“Jemi të vendosur të luftojmë – brenda kufijve të diplomacisë dhe ligjit – kundër kësaj qasjeje të shtrembëruar, që imponon sanksione mbi vendin tonë, duke përdorur si pretekst një prift, i cili është në gjyq për marrëdhëniet e tij të mjegullta me grupet terroriste”, tha Erdogan, transmeton REL.Ai tha se Uashingtoni “po përpiqet t’i zgjidhë problemet politike dhe ligjore përmes kërcënimeve e shantazhit dhe jo dialogut”.
“Kjo, në fakt, do t’ia shkaktojë dëmin më të madh SHBA-së, në afat të mesëm dhe të gjatë”, tha Erdogan.
Për shkak të Brunsonit, SHBA i ka vënë sanksione ministrit turk të Drejtësisë, Abdulhamit Gul, dhe ministrit të Brendshëm, Suleyman Soylu.Brunson, i cili ka jetuar në Turqi për një çerek shekulli, drejton një kishë të vogël evangjeliste protestante në qytetin perëndimor të Izmirit. Ai është aktualisht nën arrest shtëpiak, përgatiti Rel. (b.an)