Flaka Krelani, ka rrëfuer një histori nga jeta e saj, e cila duket se i ka lënë shumë kuftime të hidhura, por edhe e ka bërë të kuptojë rëndësinë e jetës, dhe siç thotë ajo, kuptoi se “lindi për herë të dytë”.
E ftuar në “Prive”, ajo i është përgjigjur intervistës “10 gjëra që nuk i dimë për të”.
Në një moment, ajo ka treguar se gjatë pushimeve, është hedhur në det, por është përplasur me një gur duke goditur kokën.
“Gjithmonë kam pasur dëshirë të hidhem me stil dallëndyshe. E kontrollova terrenin, perfekt. Dola prej ujit dhe thashë që gjithçka është në rregull, mund të zhytem në ujë. Në momentin e parë që jam zhytur, kam rënë me kokë në gurin më të madh të cilin nuk e kisha parë. 3 sekonda që ka zgjatur, ajo pesha shumë e shpejt, si kam rënë me kokë, me atë shtypje kam prekur kokën, hundën, mjekrën dhe gjoksin. Në sekond kam menduar vdiqa, shkova.
Por gjatë proçedurës që jam zhytur deri tek pjesa e gjoksit kam kuptuar që jam akoma gjallë. Ka qenë një moment që prekem shumë kur e kujtoj.
Them si kam mundur të shpëtoj. Akoma i them Zotit faleminderit që më ka ndihmuar, kam lindur për së dyti, ka qenë aksidenti më i tmerrshëm. E kam përjetuar vdekjen me sy”, tregoi Flaka.