Pse u deshën 2 muaj e gjysmë, që nga kallëzimi i vajzës, për të arritur deri në arrestimin e djalit të deputetit? Unë nuk e di, shprehet Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
“Në fakt, kjo është një sëmundje e vjetër në historinë e proceseve në këtë vend. Nuk e di pse u deshën dy muaj e gjysmë, por për mua është trup. Për mua është turp”, thekson ai.
“E sabotoi Emiljano Nuhu mbledhjen e provave? 11 detyrat e Prokurorit… ky do jetë një proces i verifikueshëm hap pas hapi nga eprorët. Se s’mund, qenka shumë e thjeshtë… Një nënkomisar që merr një detyrë përsipër dhe lihet në dëshirën e tij që ti bëjë apo jo veprimet, kjo s’mund të jetë kështu”, tha Balla në një intervistë televizive.
Kallëzimi/ Balla: Pres që Prokuroria ta thërrasë Bashën si autor të video-dëshmisë së manipuluar
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulnat Balla shprehet se PD dhe kryetari i saj “treguan se vajzën e dhunuar e donin thjeshtë mish për top në luftën politike”.
“Tani pres që Prokuroria të fillojë hetimin mbi kallëzimin e depozituar prej meje javën e shkuar dhe të thërrasë të kallëzuarin si autor të video-dëshmisë së manipuluar, Lulzim Xhelal Basha”, shkruan Balla në një postin në Facebook.
ma.me