Ndahet nga jeta një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore. Charles Aznavour, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
Ai mbahet mend si autor i një sërë veprave që kanë shkruar historinë e muzikës.
Lajmi është konfirmuar nga të afërmit e kantautorit.
Ai ishte me origjinë armene dhe cilësohej si “monument i muzikës franceze”.
Me një zë potent, Aznavour ishte zbuluar si talent nga Edith Piaf. Ai ishte nderuar edhe me tituj të rëndësishëm në Francë./a.m.