Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve nbga opozita e cila e ka quajtur “fasadë” arrestimin e djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja, i akuzuar për keqtrajtimin e Xhisiela Malokut.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama ka ironizuar opozitën teksa pretendimet e saj të fundit i quan “prurje e re e jashtënxjerrjes politike”.
“”Arrestim fasadë”!Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s’janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit. Mjerë kush i beson këta të paudhë”, shkruan Rama./a.m.