34-vjeçarja, amerikane Kathryn Mayorga ka lëshuar akuza të forta kundër yllit të Juventusit, Kristiano Ronaldo.
Mayorga pretendon të jetë përdhunuar nga Ronaldo me 12 qershor 2009 në një hotel të Las Vegasit.
Ajo është një vajzë e cila është diplomuar për gazetari dhe tanimë është një modele.
Por, sipas medias së njohur gjermane “Dier Spiegal” 34-vjeçarja ka qenë e martuar me një barist shqiptar në mesin e vitit 2008.
Sipas po të njëjtes media, ajo është ndarë nga shqiptari një vit më pas.
“Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas.
Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj. “Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndjenja presionin”, thotë ajo. “Dhe së pari, unë u lidha me të.”
Por, nuk ishte e ngjarë të ishte kështu. Rreth një vit pas martesës së tyre, çifti u nda dhe Mayorga u rikthye te prindërit e saj, shtëpia e të cilëve ishte një lagje më të mirë në Las Vegas, e kompletuar me një kopsht të rregulluar mirë, një garazh të madh, një pishinë të bukur dhe një pamje të këndshme të qytetit”.shkruan “Der Spigel”/a.ç