Policia e Dibrës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar ku mbeti i vrarë me thikë 36 vjeçari.
Policia arreston njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes.
Gjithashtu arrestohen babë e bir, pronarë të lokalit ku ndodhi ngjarja për mos kallzim krimi
Shpallet në kërkim autori kryesor i ngjarjes.
Sekuestrohen nga grupi hetimor një sërë provash që çuan në zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.
Nga specialistët për hetimin e Krimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit :
Vangjel Balla, 20 vjeç, banues në fshatin Muhur.
Sami Lusha, 56 vjeç, banues në fshatin Arras,
Blerim Lusha, 25 vjeç, banues në fshatin Arras.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi i posaçëm i hetimit, i ngritur për zbardhjen e vrasjes së ndodhur në orët e mbrëmjes të datës 30.09.2018, dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla (i shpallur në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e shtetasit Sami Lusha në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrstuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.
Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Sami Lusha dhe djali i tij Blerim Lusha , në bashkëpunim me njëri tjetrin nuk kanë kallzuar për rrethanat e krimit.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për Vangjel e Aleksandër Ballën për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 Kodit Penal, dhe për shtetasit Sami dhe Blerim Lusha për veprën penale “Moskallzim krimi’, kryer në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 300 dhe 25 të Kodit Penal./a.m.