Një makinë tip Benz është shkrumbuar gjatë natës në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.
“Ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat)”- njofton policia
Informacion Paraprak i policisë
Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.
a.ç