Duket sikur marrëdhëniet ndërmjet Jose Mourinhos e Paul Pogbas do të përshkallëzojnë edhe më tepër. Mirror raporton se mesfushori francez do të refuzojë të luajë nën urdhrat e Jose Mourinhos, transmeton Koha.net.
Sipas këtyre raporteve thuhet se Pogba iu ka thënë bashkëlojtarëve të tij se do të konfirmojë se s’do të jetë më në dispozicion të Mourinhos, pasi ky i fundit i ka hequr edhe shiritin e zëvendëskapitenit. (b.an)