Kryeministri Rama ka reaguar të dielën pas arrestimit të Rexhep Rrajës.
Përmes Twitter, ai inkurajon Prokurorinë të mos ndalet në hetime, ndërsa thumbon edhe Partinë Demokratike:
“Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë,ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë.
Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund.
E gjithë vëmendja për vajzën” – shkruan Rama.
Ditën e djeshme, Gjykata e Krujës dha masën arrest me burg për djalin e deputetit socialist të Krujës. Ndërsa sot, policia njoftoi ndalimin e tij.
Rexhep Rraja akuzohet për dhunimin e shtetases Xhisiela Maloku, rast ky i denoncuar nga ish-polici në arrati, Emiljano Nuhu.
/b.d