Duhet se jo vetëm Real Madridit, por edhe tifozëve madrilenë është duke iu munguar njeriu të cilin dikur e fishkëllenin, Cristiano Ronaldo, emrin e të cilit shumë prej tyre e kanë thirrur në fund të takimit mes Realit dhe Atletico Madridit në “Santiago Bernabeu”.
Real Madridi barazoi pa gola ndaj Atletico Madridit në derbin e qytetit në “Bernabeu” pas humbjes turpëruese në mesjavë ndaj Sevillës, duket se tifozëve madrilenë ua ka ngjallur ndjenjat e mallit për sulmuesin portugez, transmeton Gazeta Express.
Kjo pasi shumë prej 78 mijë tifozëve të pranishëm në këtë takim e thirren emrin e Ronaldos vazhdimisht nga fundi i takimit.Pas shtatë javësh Reali i ka shënuar vetëm 12 gola në La Liga, dhe mungesa e Ronaldos, i cili për nëntë vite ka qenë golashënuesi kryesor i madrilenëve, është evidente. (b.an)