Një video e postuar në rrjetet sociale, ka vënë aktoren e njohur në qendër të disa akuzave. Lindasy Lohan, gjatë një videoje live në instagram shihet që ndjek nga pas një familje siriane që kanë dy fëmijë. Videoja është filmuar në Moskë fillon me Lindsay-n e cila del nga një makinë dhe përndjek familjen, të cilët ishin ulur në rrugë. Aktorja dëgjohet teksa i përshkruan ata si sirianë dhe thotë në mes të rrugës se nuk do të iki pa marrë ata.
“Përshëndetje të gjithëve, dua t’ju tregoj pak familjen që takova. Një familje siriane për të cilët jam shumë e shqetësuar. Ata kanë vërtetë nevojë për ndihmë. Doni të vini me mua? Ejani me mua, do të kujdesem për ju. Do të qëndrosh në hotel vogëlush? Do të ishte shumë bukur të shihje një film apo të rrije në kompjuter,”- shprehet Lohan.
Më tej Lohan është ofruar t’u paguajë hotelin atyre teksa u thoshtë prindërve që nuk i meritonin fëmijët e tyre pasi nuk kishin kushte t’i rrisnin ato.
“Ti s’duhet t’i kesh djemtë e tu këtu. Ti duhet të punosh shumë për ta, që të kenë një jetë më të mirë. Nëse dikush i ofron atyre një shtëpi dhe shtrat, jepja. Do t’i rikthejnë sërish,”- i shprehet Lindsay nënës siriane gjë që ka bërë që familja të nisë të vrapojë.
Njerëzit e kanë kryqëzuar në komente në rrjetet sociale, dhe nuk dinë se çfarë shpjegimi t’i japin sjelljes së aktores. /ma.me