“Gjithkush përgjigjet vetë para ligjit, askush tjetër nuk mban përgjegjësi përvecse ai që është përgjegjës”. Kështu i është përgjigjur kryeministri Rama interesit të medias, lidhur me pyetjen se pse nuk është arrestuar i biri i deputetit të PS dhe nëse Rraja do të vijojë të jetë më deputet i grupit të PS.
“Deputeti duhet të trajtohet njësoj si gjithë të tjetër, nëse ka apo jo implikim në këtë proces, por fakti është që askush nuk ka mundur të bëjë asgjë, edhe nëse ka tentuar se policia e ka respektuar procedurën. Gjithkush përgjigjet vetë para ligjit, askush tjetër nuk mban përgjegjësi përvecse ai që është përgjegjës, për mua cështja është shumë e qartë si drita e diellit vajza meriton drejtësi dhe të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në këtë cështje, duke ia kursyer përdorimin abuziv vajzës”- tha Rama.
Kryeministri Rama ka thënë se varianti që jep deputeti Rraja, në mbrojtje të djalit, jo vetëm që nuk i intereson, por e quan subjektiv.
“Nuk më intereson fare varianti që jep i ati i djalit, është një variant subjektiv që nuk më intereson, më intereson varianti i prokurorisë dhe i gjithkujt tjetër që sjell prova”- tha ai.
Duke theksuar qëndrimin e dhënë edhe më herët me postimin në Twitter, Rama deklaroi se “Për ne askush nuk është mbi ligjin, për PS askush nuk është mbi ligjin”.
Sipas tij, PS dhe ai vetë këtë qëndrim nuk e ka me fjalë, por e ka materializuar sa herë janë ballafaquar me fakte. “Jetojmë në një kohë dhe fatkeqësisht në një mjedis ku kjo kohë e mbrapshtë e shpifjes së kthehet në terror informativ. Unë nuk jam këtu për tu përgjigjur akuzave halucinante të pabazuar në asnjë fakt. Për sa i përket vajzës ju them se së pari policia e shtetit ka bërë detyrën në përputhje me ligjin dhe djali i deputetit nuk k pasur trajtim preferencial. Për një shkelje të procedurës një oficer policie është pezulluar nga puna. Së dyti, vajza meriton vetëm një gjë, drejtësi dhe unë e mbështes organin e drejtësisë që ta cojnë deri në fund hetimin. Së treti, abuzimi me vajzën e dhunuar dhe transformimi i dramës së saj në një motiv lufte politike është përdhunim publik i vajzës nga PD dhe mediat, që pa dashur tja dinë, vajzën e kanë kthyer në mish për topat e luftës politike. Ju siguroj se cka ka të bëjë me të drejtën dhe drejtësinë është e panegociueshme për asnjë brez politik. Shpresoj të bëni detyrën dhe të zbardhni në mënyrë të pavarur gjithçka lidhur me një”- tha Rama.
Kryeministri nuk ka lënë pa kujtuar oficerin që dha intervistën denoncuese, për të cilin tha: Duhet të dënohej publikisht si person që ka braktisur detyrën ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil në një vend tjetrën. Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës.
ma.me