Derbi i kryeqytetit u mbyll mbrëmë me fitoren e Partizanit duke zgjatur agjërimin e Tiranës, që ka 14 ndeshje pa fitore ndaj të kuqve. Super sfida e kryeqytetit, që është vitrina e futbollit shqiptar nuk kishte si të kalonte pa ‘thumbime’ mes deputetit Braçe, i njohur si tifoz i të kuqve dhe tifozëve bardheblu.
“Tirona Fanatics” në njërën nga parullat në stadium ironizonin duke shkruar “Ju keni lidhje me këtë qytet, aq sa Braçja me basketbollin”. Por nuk ka munguar reagimi i deputetit, që thotë se “Mësojeni, udhëheq shpirti, jo gjatësia! Kapni koshin!”.
“KY QYTET ISHTE, ESHTE DHE,
DO JETE I KUUUUUUUQ!
Nje super super super PARTIZAN!
Nje skuader, nje mendje,
nje shpirt, nje pasion,
I KUUUUUUUUUUQ!
Bashkim dhe Force!
Cuna nuk ka fund kenaqesia tu shohesh keshtu, Bashke dhe Fitues!
Tani, une nuk di nese qorri eshte shqiptar apo i huaj, por o qorra a e pate Trashin, a e pate Telushin, a e pate Malajn, a e pate Asanin?! Hapni syte e mos i beni dem Shqiperise, hapni Kombetaren pertej menaxhereve!
Ne fund,
LEOOO, SHPIRTI YT NA UDHEHOQI,
DO NA UDHEHEQE;
Shpirti yt gezofte pa fund!!
VO: ej cuna, une kam lidhje me basketbollin sac kishte lidhje Atanda me Ngo, a e pate? Ja mu ashtu!
Mesojeni, udheheq shpirti, jo gjatesia!
Naten e mire e kapni koshin!”, shkruan Erjon Brace
ma.me