Një 16-vjeçar shqiptar prej 4 ditësh rezulton i zhdukur në Bublin të Irlandës. Sipas mediave vendase shqiptari 16-vjeçar është Ermir Dragjoshi me origjinë nga Kukësi dhe për herë të fundit është parë paraditen e së martës në Templeogue në Dublin 6. Ndërkohë policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij. Shqiptari është trupvogël, me flokë të shkurtra dhe sy kafe. /ma.me