Zjarret e përhapura në zonën e Fushë-Arrëzit në Pukë kanë shkaktuar dëmtime edhe të shtyllave elektrike. OSHE bën me dije se disa shtylla janë përfshirë nga flakët, pjesë e linjës L-30-58 Fushe Arrëz- Tuc, duke lënë pa energji elektrike kështu banorët që furnizohen nga kjo linjë.
Në njoftim, thuhet se për shkak të kësaj situate, OSHE është detyruar të stakojë energjinë elektrike për arsye sigurie.
Për pasojë, nënstacioni Tuc ka mbetur pa tension.
“Brigada e OSHEE kane shkuar menjëherë në vendngjarje dhe rreth orës 18:45 minuta është rivënë në punë nënstacioni. Aktualisht, kanë marrë energji të gjithë abonentët që mbulohen me furnizim nga nst i Tucit”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së./a.m.