Mbi 50 milionë llogari të rrjetit sociale Facebook janë sulmuar kanë bërë me dije drejtuesit e kompanisë, teksa bëjnë thirrje se mbi 90 milionë të tjera duhen të ndryshojnë fjalëkalimet për arsye sigurie.
Sipas facebook, 90 milione perdorues dolen automatikisht nga llogari, per shkaqe sigurie.
Facebook njofton se janë vjedhur informacione nga 50 milionë llogari
Shkelja u zbulua të martën, ka bërë me dije Facebook, dhe e ka informuar policinë. Përdoruesit që janë prekur nga sulmi janë detyruar që të rihapin llogaritë këtë të premte.
“Gabimi është rregulluar”, ka bërë me dije kreu i sigurisë së firmës, Guy Rosen.
“Sapo kemi filluar hetimet tona, duhet ende të përcaktojmë nëse këto llogari janë keqpërdorur apo çfarë informacioni është marrë. Ne gjithashtu nuk e dimë kush është prapa këtyre sulmeve, apo ku janë bazat e tyre”, tha Guy Rosen, duke shtuar se “Privatësia dhe siguria e njerëzve janë tepër të rëndësishme dhe na vjen keq që kjo ndodhi”.
Pas sulmit, facebook reagoi duke thene se cdo gje eshte rregulluar
Prej disa kohesh rrjeti social ka shfaqur probleme te medha
a.ç