Teksa kryeqyteti është elektrizuar nga atmosfera e derbit Tirana-Partizani.
Por, kësaj sfide i mungon sot tifozi më i veçantë, Leo, djali me aftësi ndryshe i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.
Një foto prekëse po qarkullon në mediat online.
Aty shfaqet babai i Leos, me karrocën e të birit ku mban një tufë me lule në vendin e djalit që nuk jeton më.
“Derbi i sotëm ka vetëm një emër, u prehsh në paqe Leo”, shkruhej në pankartën shoqëruese.
Leo ka qenë i paralizuar, pasi vuante nga një sëmundje e kockave. Për 9 vite ai i është nënshtruar mjaft terapive, e fundit para disa muajsh te ekipi i Partizanit./a.m.