Bushati-Maas … të njohur të vjetër. Kështu shkruan Ministri I Jashtëm Gjerman Heiko Maas për takimin me homologun shqiptar Ditmir Bushati në Nju York.
Në një aktivitet disa ditor ku janë mjaft liderë botëror, mund të krijosh marrëdhënie të reja bashkëpunimi por dhe të takosh të njohur të vjetër me të cilët mund të bësh një copë rrugë e të kesh gjithmonë çështje për të folur.
Ky duket se është rasti i dy ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Shqiperisë
Heiko Maas dhe Ditmir Bushati të cilët në Nju York kanë shkembyer së bashku një copë rrugë duke diskutuar rreth zhvillimeve të fundit.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka postuar në Instagramin e tij një video me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati të shoqëruar me diçiturën “Në çdo cep… të njohur të vjetër!!!”.
Video e postuar nga Maas është bërë teksa ministrat kanë qenë duke dalë nga selia e OKB-së, ku po zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme.