1895 – Vdiq kimisti francez dhe biologu Louis Pasteur, shpikës i vaksinave kundër tërbimit, antraksit dhe ethes së kuqe. Ai zbuloi metodën e ruajtjes së ushqimit duke parandaluar riprodhimin e baktereve, që më vonë u quajt “pasterizim”. Ai është themeluesi i degëve shkencore të mikrobiologjisë dhe stereokimisë. Ai organizoi Institutin e famshëm në Paris në vitin 1888, i përjetësuar me emrin e tij.
48 para Krishtit – Në Egjipt u vra Pompeu, një nga burrështetasit më të mëdhenj romak dhe udhëheqësi ushtarak, i cili në vitin 69 theu kryengritjen e Spartakut, dhe më 61 pushtoi Jeruzalemin. Senati romak e ka zgjedhur konsull në vitin 52, kurse fuqinë e ka humbur pas disfatës me Gaius Julius Caesar në betejën e Farsala, pas së cilës u strehua në Egjipt.
1864 – U themelua në Londër Internacionalja Komuniste (Shoqata Ndërkombëtare e Punëtorëve), në të cilën dokumenti themelues është përcaktuar si “Adresa inauguruese dhe statuti” dhe u hartua nga Karl Marksi (Marx).
1902 – Vdiq autori francez Emile Zola, krijuesi dhe përfaqësuesi më i shquar i romanit natyralist, autori i “Tereza Raken”, “Zherminal”, “Nana” dhe romaneve të tjera. Ai është i njohur për letrën e tij të hapur (1898) drejtuar Presidentit të Francës, me titull “Unë akuzoj”, në të cilën ai zbuloi makinacionet e qarqeve më të larta ushtarake në çështjen “Dreyfus”. (b.an)