Policia ka arrestuar dy persona të akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme.
Policia ka vënë në pranga shtetasin Ahmet Haxhiaj, 62 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pasi me datë 27.09.2018, në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se ky shtetas ka djegur një sipërfaqe prej disa hetkarësh (misër) në pronësi të shtetasit A.P.
Po ashtu, u arrestua Avdul Karafilaj, 48 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas ka djegur një sipërfaqe rreth 3 Ha (misër dhe shkurre) në pronësi të tij.
Po ashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi me inicialet P.Th, 54 vjeç, banues në Mesopotam, Sarandë.
Policia filloi proçedimin penal ndaj tij për arsye se ky shtetas dyshohet të jetë autori i ngjarjes më datë 26.09.2018, ku u dogjën me zjarr disa hektarë (barishte dhe pemishte) në Mesopotam, Finiq.