Policia e Tiranes ka arrestuar një të ri, pasi iu gjet një armë zjarri pa leje.
I arrestuari është Antonio Gjoshi 25 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë. Ai e kishte fshehur armën tip “Bereta” me një krehër me 8 fishekë në një çantë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.
a.c