Safet Bajri dhe pesë persona të tjerë të grupit kanë kërkuar lirinë në gjykatë.
Disa ditë pasi ndaj tyre u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, Safet Bajri, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Ismet Idrizi, Denis Brajoviq si dhe Klaudio Hoxhalli kanë kërkuar caktimin e një mase më të lehtë.
Ankimimi në Apel u bë nga avokati i tyre Arbër Hoxha i cili paraqiti kërkesën.
Avokati i Safet Bajrit, e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Personat e arrestuar akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, armëmbajtje pa leje, vrasje të mbetura në tentativë dhe shumë veprimtari të tjera të paligjshme.
/b.d