Shpend Ahmeti, kryetar i PSD’së nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Vetëvendosje kundër ndryshimit të kufijve. Por ai thotë se partia nuk ka marrë qëndrim lidhur me këtë dhe anëtarësia do të vendose nëse do të dalë në protestë apo jo. Ish-anëtari i VV’së protestën e të shtunës e sheh si protestë të individit, Albin Kurtit.
“Kjo protestë më shumë po tingëllon si protestë për individin se jo e VV’së. Kurti po do me e pa se ku është”, tha Ahmeti në Pressing me Leonard Kerqukin në T7.
Thotë se nuk din arsyet e protestës. Aktualisht partia që ai drejton thotë se preferon Kuvendin por nuk përjashton protestat në të ardhmen. “Mendoj se shumë më shumë mundemi të bëjmë në Kuvend’, tha ai. ‘Kjo qeveri nuk duhet të qëndrojë as një ditë”, tha Ahmeti. (b.an)