Dy të rinj janë vënë në pranga të policisë pasi në krokskotin e një makinë vodhën 5 mln lekë të vjetra. Të arrestuarit janë Paulin Tusha 23 vjeç dhe E.P 17 vjeçe.
Makina ishte parkuar në bodrumin e një pallati, ndërsa vjedhja e parave ka ndodhur të martën.
Policia kriminale, tashmë ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve, ku vajza sipas informacioneve të “BalkanWeb” rezulton të ishte e skeduar për vjedhje edhe jashtë vendit.
Arrestimi i dy të rinjve u krye nga Policia Kriminale e Vorës, e cila pas hetimeve dhe dokumentimin e ngjarjes bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre, të cilët dyshohen si autorë të vjedhjes së parave dy ditë më parë.
/b.d