Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh i bindur sot se europianët po sillen “mirë” me çështjen iraniane pavarësisht projektit të tyre për shkëmbim me Teheranin për t’i shpëtuar sanksioneve amerikane.
“Mendoj se europianët po sillen mirë, vetëm shikoni”, deklaroi ai në fillim të një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Nju-Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme në Kombet e Bashkuara që zhvillohet çdo vit.
Donald Trump me këtë deklaratë shpreh besimin e tij tek aleatët europianë për qasjen e ashpër kundrejt Iranit, pak para se të drejtojë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit për mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë ku do të bisedohet gjithashtu edhe për Korenë e Veriut dhe Sirinë.
/b.d