GREQI- Policia greke ka sekuestrohen 10 kg marijuanë pranë kufirit greko-shqiptar. Droga u kap nga policia e Janinës, e cila ndaloi në Drosoxori, një automjet që vinte nga kufiri gjelbër.
Brenda mjetit u gjendën dhe sekuestruan 10 pako me 10 kg 600 gram marijuanë. Në prangat e policisë ra shoferi grek 26 vjeç dhe pasagjeri shqiptar, 34 vjeç.
Pas kontrolleve në banesën e shqiptarit, u gjetën dhe sekuestruan edhe 2 kg 14 gram marijuanë, 480 euro dhe 3 aparatë celularë.
a.ç